Wanda Nara feston ditëlindjen, të pranishmit nuk përmbahen (VIDEO)
Pëlqej
Wanda Nara dy ditë më parë festoi ditëlindjen e saj të 32-të, dhe vetëm ditën e sotme janë publikuar pjesë nga festa e "çmendur" që është organizuar nga miqtë e saj.

Wanda, gjithashtu ka postuar edhe vetë disa video gazmore që shfaqin shokun e ekipit të Icardit, Lautaro Martinez me një mikrofon në dorë.

Lojtari i Inter-it ishte përfshirë aq shumë në festën e organizuar, sa kishte mbërthyer mikrofonin për të kënduar, por mund të themi që është më i talentuar në fushë, fatmirësisht…

Wanda ka falënderuar të gjithë të pranishmit por edhe shpirtin e festës që sipas saj ishte Icardi, ndërsa nuk ka harruar të përmend as miqtë italianë dhe ata argjentinas, një ndër ‘ta edhe këngëtarin e mbrëmjes, Lautaro-n. /albeu.com/





Shtuar më 10/12/2018, ora 10:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori