Wanda tregon propozimin që i bëri presidenti i Napolit
Pëlqej

Wanda Nara, bashkëshortja e futbollistit argjentinas Mauro Icardi, së fundmi ka zbuluar një propozim të bërë nga presidenti i Napolit,
Aurelio De Laurentiis.

Për “Gazzetta Dello Sport” Wanda ka ka pranuar se jeta që ajo bënë nuk është e lehtë dhe se shpesh përballet edhe me oferta surprizë, siç ka qenë ajo e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit i ka propozuar që të luajë në një film.

“Është e vërtetë, Aurelio më ka propozuar që të luajë një pjesë në një film të tijin. Ai e dinte që unë më parë kam luajtur në një film në Argjentinë dhe se në vendlindjen time me njohin të gjithë. Por ai propozim nuk ka aspak lidhje me ato që janë shkruar në media, në lidhje me transferimin e mundshëm të Mauro te Napoli”, u shpreh Wanda Nara. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2018, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori