Xabi iku nga Reali për bukuroshen Russian Red? (FOTO LAJM)

Pëlqej
U përfol se ardhja e Toni Kroos te Real Madrid detyroi Xabi Alonson të transferohej te Bayern Munchen. Por kjo ghë u hodh poshtë nga vetë mesfushori bask në konferencën për shtyp para largimit nga "Santiago Bernabeu". Dhe ka thënë të vërtetën pasi transferimi i tij nuk ka shumë lidhje me futbollin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat spanjolle, bashkëshortja e 32-vjeçarit kishte zbuluar një lidhje sekrete të Alonsos me këngëtaren Russian Red (Lourdes Hernandez), duke e detyruar të largohet nga Spanja.

Ende nuk ka asnjë deklaratë si nga Xabi Alonso ashtu edhe nga këngëtarja. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2014, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori