Xhaka: Do të bëhem baba me djalë
Mesfushori i Basel Taulant Xhaka do të bëhet baba.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetëm reprezentuesi i Shqipërisë për mediumin zviceran “Blick”.

“Do të bëhem baba”, ka thënë Taulant Xhaka për “Blick”.


28-vjeçari dhe bashkëshortja e tij Arbnora janë në pritje të një tjetër anëtari që t’u shtohet në familjen e tyre.

“Unë nuk kam shumë dëshirë që të jem në qendër të vëmendjes. Po presim të bëhemi me një djalë”, ka vijuar futbollisti i Kombëtares shqiptare.

Bashkëshortja e tij është në muajin e gjashtë të pritjes. “Nëse gjithçka shkon sipas planifikimit dhe asaj që na kanë treguar mjekët, djali do të lindë në muajin mars. Unë e kam ditëlindjen më 28. Ku i dihet, shpresoj të lindë në atë ditë”, ka thënë ai.
Shtuar më 12/12/2019, ora 19:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori