Yespica: Me Ozil, thjesht miq
Një histori rozë që kthehet në kryefjalën e një prej goditjeve më të mëdha të merkatos, por zien këto ditë në mediat italiane dhe ato spanjolle. Bëhet fjalë për bukuroshen venezueliane, Aida Yespica, e cila akuzohet për prishjen e marrëdhënieve mes Mesut Ozil dhe Real Madrid. Sipas informacioneve, klubi "Los Blancos" e largoi lojtarin për shkak të jetës jo të rregullt që ai bënte mes Madridit, Milanos e Parisit për të takuar të dashurën e tij.

Por për të hedhur poshtë zërat që e kryqëzojnë, është vetë Yespica ajo që nxiton të sqarojë situatën.

"E kam njohur Ozilin dy vjet më parë. Fillimisht u takuam në një diskotekë në Madrid dhe më pas ai erdhi në Milano vetëm një herë. Nuk kam aspak lidhje në divorcin e tij me Realin. Hedh poshtë çdo fjali që është thënë e shkruar rreth meje për shumat marramendëse të shpenzuara nga lojtari për të më takuar", deklaron Aida Yespica.

Në intervistën dhënë për "Sport Mediaset", bukuroshja flet nga Malibu-ja ndodhet prej tetë muajsh dhe jeton me të fejuarin e ri, ekspertin e financave, Roger Jenkis pasuria e të cilit llogaritet në vlerën 350 milionë euro. Në vijim ajo sqaron edhe detajet e momenteve kur njohu turko-gjermanin.

"E vërteta është se kur u takuam në Madrid shkëmbyem numrat e telefonit dhe një mbremje më telefonoi duke më kërkuar të takoheshim në Milano. Unë u bashkova me të dhe vizituam disa nga lokalet më të populluara të qytetit, pa u fshehur. Kaluam një mbremje të këndshme dhe kaq. Nuk mund të shtoj asgjë tjetër sepse nëse ka përdorur avionin privat për të më takuar nuk është një çështje që më përket mua", thotë Yespica.

Por a bëhet fjalë për një flirt të thjeshtë?

"Unë do ta quaja një miqësi sepse ai është më i ri dhe më i shkurtër se unë. Jemi takuar shumë pak herë prandaj nuk e kuptoj pse po qarkullojnë këto thashetheme. Numrin e tij e kam fshirë prej shumë kohësh dhe tashmë pres që edhe ai ta përgënjeshtrojë lajmin", ka thënë ish Miss Venezuela.

Në fund, bukuroshja që është bërë e njohur në botën italiane të spaktaklit zbulon edhe një detaj interesant, duke theksuar se komunikimi mes të dyve ka ndodhur pjesërisht në anglisht dhe pjesërisht në spanjisht.


Ajo e mbyll intervistën duke shtuar se mesfushori është një kujtim shumë i largët për të, madje ai do të mbetet përherë një kujtim mes miqsh të mirë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori