"Zgjidhni të duhurin", pra Oriola tregoi publikisht çfarë i pëlqen te Grezda (FOTO LAJM)
Eros Grezda dhe
Oriola Marashi janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar të shoëbizit që kur lidhja e tyre u zbulua nga mediat. Së fundmi ishte vetë
Erosi që e konfirmoi lidhjen, kur në një prononcim për “Top Channel”, tregoi se tortën e ditëlindjes ja kishte përgatitur e dashura.
Nga ana tjetër,
Oriola tregohet shumë aktive në rrjete sociale dhe me postimin e fundit në Instagram, sapo na zbuloi se çfarë i ka pëlqyer më shumë tek
Erosi.
Në
foto shfaqen ish-presidenti i SHBA Barack
Obama dhe presidenti aktual Donald Trump.
Obama respekton bashkëshorten e tij duke e lënë poshtë çadrës, ndërsa vetë laget në shi. Ndërkohë Trump shfaqet duke e mbajtur çadrën për vete.
"Zgjidhni të duhurin vajza. Ka dy tipa meshkujsh", shkruan
Oriola duke treguar kështu se xhentilesa e Erosit e ka bërë për vete.
Shtuar më 23/04/2020,
ora 12:28