Zyrtarizohet lidhja e Hoxhës me Çiljetën, ja dhurata e ditëlindjes e portierit (FOTO)

Prej kohësh portieri i Partizanit, Alban Hoxha dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga kanë bërë bujë në media për një lidhje të mundshme dashurie.

Disa komente dhe zemra në rrjete sociale, të cilat u interpretuan si sinjale dashurie, por asnjëherë nuk pati një konfirmim, nga të dyja palët.

Me rastin e ditëlindjes së Çiljetës ka qenë gazetarja Anila Basha ajo që ka zbuluar sekretin. Ajo ka postuar një foto, në të cilën shfaqet Albani me të ëmën dhe Çiljetën, duke festuar ditëlindjen e kësaj të fundit.

Shtuar më 06/02/2017, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori