6 vite pa Sokol Olldashin, publikohet videoja e rrallë e ish-deputetit (VIDEO)
6 vite më parë humbi jetën në një aksident tragjik Sokol Olldashi.

Ish-deputeti vdiq më 20 nëntor të vitit 2013, teksa udhëtonte me makinën e tij nga Elbasani drejt Tiranës.

Në këtë përvjetor, miku i tij Çim Rexha ka publikuar një video të rrallë në rrjetet sociale, ku Olldashi shfaqet duke luajtur kitarë.

Në videon e filmuar disa vite më parë, shfaqet në 30 sekonda ish-deputeti i ndjerë demokrat, teksa shpalos talentin edhe në muzikë.
Shtuar më 20/11/2019, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori