76-vjeç e mbuluar me flamur, kush është gjyshja e mbrojtësit që “kalli” stadiumin (FOTO LAJM)
Kombëtarja Shqiptare e Futbollit mbrëmë luajti
kundër Kampionëve të Botës, ndeshje të cilën e humbi me rezultatin 0-2.
Në media u trasmetua cdo gjë, nga thirrjet politike deri, gafat në
stadium e parrullat
kundër Ramës, por jo tifozja më interesante në
stadium.
Bëhet fjalë për gjyshen 76-vjeçare të
mbrojtësit Kastriot Dermakut, i cili nisi ndeshjen si titullar.
Me shallin e vendosur në kokë dhe e
mbuluar me flamurin kuqezi,
gjyshja e priti të nipin deri pas ndeshjes, ndoshta për t’i rrëfyer eksperiencën e parë si tifoze.
Fotot dhe detajet i ndau për të gjithë ndjekësit e tij, daja i futbollistit, ish-deputeti i Lëvizjes VetëVendosje, Fisnik Ismaili. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2019,
ora 19:28