A e vutë re këtë detaj në kurrizin e Ramës? (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama transmetoi live nëpërmjet televizionit të tij në Facebook ERTV një intervistë të dhënë për Vizion Plus duke publikuar edhe detaje nga negociatat me opozitën, ndërkohë që kur plani bëhej i madh nga kamera, në kurrizin e tij, sipër karriges vërehej një detaj.

Rama kishte të vendosur sipër karriges së tij bluzën e Lorik Canës.

Nuk dihet nëse bluza ka mbetur aty nga ndonjë aktivitet i mëparshëm apo vetë stafi i kryeministrit e ka vendosur aty, megjithatë mund të thuhet se është parë nga shumë qytetarë që e ndoqën intervistën e tij live nëpërmjet televizionit ERTV në pronësi të Ramës në Facebook. /Albeu.com/
Shtuar më 12/04/2017, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori