"A të pëlqej...", si i dërgoi dy të miturit në një rrugicë të Tiranës ish-trajneri
U ekstradua nga Greqia, ish-trajnerin Sokol Metaj, 55 vjeç, i dënuar për ngacmim seksual ndaj të miturve.

Por si ndodhi ngjarja për të cilën akuzohet pedofili shqiptar?

Më datë 15.11.2015, në afërsi të kalçetove të një kompleksi në Tiranë, në automjetin e tij, i dënuari Sokol Metaj, i cili ishte trajner futbolli, ka ngacmuar seksualisht dy shtetas të mitur, njërin prej të cilëve e kishte nxënës në kursin e tij të futbollit.

Njëri prej të rinjve pretendoi se i pandehuri e kishte ngacmuar në vijimësi seksualisht me fjalë dhe me veprime konkrete, duke tentuar të prekë në vende intime. Referuar vendimit të gjykatës, i dëmtuarit K. Gj. është njohur me Sokol Metaj përmes një shokut të tij.

Ata kanë shkëmbyer numrat e telefonit dhe kanë komunikuar disa herë. Sipas të dëmtuarit, gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre, i ka drejtuar pyetje të tilla si p.sh., “A ke qejf të rrish me mua?”, “A të pëlqej?”, “Do më përgjigjesh mua sa herë që unë dua të rri me ty?”.

Në një nga takimet, Metaj ka tentuar ta prekë fizikisht të dëmtuarin. Për këtë shkak, K. Gj. ka ftuar shokun e tij R. V. për t’i ngritur një kurth Metajt, duke ia prezantuar si një nga “ata që ai donte”.

Metaj i ka dërguar dy të rinjtë në një rrugicë. Kur ka tentuar të rrijë vetëm me njërin prej tyre, ata e kanë qëlluar me grusht në fytyrë dhe janë larguar.
Shtuar më 24/01/2021, ora 10:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori