"Agnellit nuk ia jap dorën as për 2 miliardë euro", ndizet supersfida mes Fiorentinës e Juves
Më shumë sesa prezantimi i brazilianit Pedro nga ana e Fiorentinës, ai që ka bërë bujë me deklaratën e tij ka qenë Xho Barone, krahu i djathtë i presidentit Komiso.

Në orët e fundit kishin qarkulluar disa lajme, sipas të cilave re rastin e ndeshjes përballë Juventusit, të shtunën në orën 15:00, në stadiumin e Firences mund të kishte një xhiro fushe mes Xho Barones dhe presidentit bardhezi, Andrea Anjeli, por numri dy i klubit të Fiorentinës ka ditur sesa ta ndezë atmosferën e ndeshjes: “Unë me Anjelin jo që nuk do bëjmë një xhiro në fushë, por kur e kam dëgjuar kam qeshur si i marrë. Madje, për ta besuar edhe më shumë këtë, po ju them se nuk e bëj xhiron e fushës me presidentin e Juves edhe sikur vetë Anjeli të më paguajë 2 miliardë euro”.
Shtuar më 12/09/2019, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori