Alarm te Real Madrid, lëndim i rëndë për Asension
Marco Asensio ishte futbollisti më i mirë në fushë e lojës për ato pak minuta sa luajti në miqësoren ndaj Arsenalit, duke shënuar edhe një gol.

Por në minutën e 64’spanjolli mbeti i shtrirë në tokë pas një ndërhyrje nga mbrojtësit e "Topçinjëve".

Ende nuk është e vërtetuar, por Asensio thuhet se ka thyer krucialin e gjurit të majtë, një goditje për Realin dhe mbi të gjitha për futbollistin, të cilit nëse i konfirmohet ky lëndim do të jetë jashtë fushave për tetë dhe nëntë muaj.

Lojtarit iu desh të largohej me ambulancë, dhe tashmë zbulimet e para nga mjekët e skuadrës nuk treguan ndonjë gjë pozitive. Për më tepër, ai u transferua drejt e në spital.

"Ne jemi të shqetësuar, është gjuri. Ai ka shkuar drejtpërsëdrejti në spital për testime, por duket e keqe dhe është lajm më i keq i ditës për ne", tha Zidane pas takimit.
Shtuar më 24/07/2019, ora 09:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori