Ancelotti i fiksuar pas Emre Can, e do te Everton
Aventura e Emre Xhanit te Juventusi duket se është pranë fundit , të paktën siç shkruajnë mediat në Angli.

“The Mirror”, raporton se Evertoni është klubi më i interesuar për mesfushorin gjerman. Para pak javësh ishte Karlo Ançeloti ai që mori drejtimin e ekipit anglez dhe duket se pëlqen lojtarin e Juves.

Tekniku italian do të përforcojë skuadrën përpara se të mbyllet merkatoja e janarit, me qëllim që ekipi të ngjitet në renditjen e Premier Ligës.

Evertoni është gati të japë 35 milionë euro për Emre Xhanin që tani dhe Juventusi duket e tunduar nga kjo ofertë, për një lojtar i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri.
Shtuar më 21/01/2020, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori