Andi Lila në një rrëfim ndryshe për dashurinë e jetës së tij (VIDEO)
Futbollisti i famshëm i kombëtares shqiptare Andi Lila ishte i ftuari i radhës në emisionin “Rudina” në televizionin “Klan” ku rrëfeu historinë e dashurisë me Ornelën.

Por edhe një detaj që jo të gjithë e dinë. Po të mos ishte për të, sporti shqiptar do të kishte një tjetër futbollist me mbiemrin Lila dhe ky do të ishte vëllai i Andit, Eraldi.

Por arsyeja përse Erlad Lila nuk u bë futbollist është pikërisht Andi. Në studion e emisionit, futbollisti i njohur rrëfeu se dikur luante në një skuadër me vëllanë, por një episod i sikletshëm për të e bëri që ta largonte Eraldin nga skuadra.

“Një ditë ishim duke duke luajtur dhe Eraldit i ra një top në fytyrë dhe ai lloi të qante. E hoqa fare nga skuadra sepse më erdhi turp që ai qau.”- rrëfeu Lila. /albeu.com/


Shtuar më 18/07/2017, ora 19:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori