Apolonia mposht Flamurtarin, fiton edhe Teuta
Apolonia ka mposhtur në "Loni Papuçiu" Flamurtarin me rezultatin 2-1 falë golave të Ribaj dhe Fili në minutat 13 dhe 87. Për miqtë barazoi përkohësisht Bregu në minutën e 18 por pa mundur të evitojë humbjen e rradhës.


Në ndeshjen tjetër, të luajtur në "Niko Dovana", ka mjaftuar një gol që Teuta të marrë 3 pikë përballë Elbasanit, që ka marrë tashmë rrugën për Kategorinë e Parë. 1-0 dhe skuadra e Begejas merr frymë e qetë pas një 90 minutëshi që rezultoi i vështirë për "Djemtë e Detit".

Pas 30 javësh kampionat Apolonia qëndron e parafundit me 19 pikë, 6 më shumë se Elbasani, ndërsa Flamurtari kanë 34 dhe 26 pikë. /albeu.com/




APOLONIA – FLAMURTARI 2-1
GOLAT: Ribaj 13 Fili 87 / Bregu 18

TEUTA – ELBASANI 1-0
GOLAT: Hyseni 75

Shtuar më 12/04/2015, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori