Më pak se një muaj nga inaugurimi i madh që do t’i takojë ndeshjes për eliminatoret e Euro 2020 kundër Francës, “
Arena Kombëtare” është në dorën e fundit të punimeve, me pjesën më të rëndësishme që tashmë ka
përfunduar.
Në pamjet e fundit të impiantit, shfaqet tapeti i gjelbër, i shtruar tërësisht ndërsa ka nisur edhe vijëzimi i tij.
Tribunat e “Arenës
Kombëtare” tashmë janë veshur të kuqe, me vendosjen e stolave që ka
përfunduar.
Sektori në të cilin po punohet me ritme tejet të larta është tribuna VIP si dhe ambientet rreth stadiumit.
Më 3 nëntor, “
Arena Kombëtare” do të ketë testin gjeneral me një ndeshje nga futbolli i femrave, ku do të testohen sistemi i ndriçimit dhe fonia.
Shtuar më 22/10/2019,
ora 17:10