Arrestimi i Grimës, FSHF: Besojmë në pafajësinë e tij
Pëlqej
Policia e shtetit gjatë një operacioni, te koduar "Oazi" ka arrestuar 11 persona që bënin pjesë në grupin e Bajrajve të Shkodrës, ku 2 prej tyre janë trajneri i kombëtares së femrave, Armir Grima dhe portieri i Tërbuni, Fabiol Rexhepin.

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.

Reagimi i plote i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z.Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit. FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit. FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.
Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.
FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z.Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori