As i krishterë e as mysliman, Rama zbulon besimin fetar të Zahos
Pëlqej
Djali i vogël i kryeministrit Edi Rama, Zaho, është padyshim pika më e dobët e tij.

Gjatë një interviste për "L’Expresso" të Italisë ai ka folur edhe mbi familjen ku ka treguar edhe besimin fetar që do të ketë djali i tij, Zaho.

Rama ka rrëfyer se bashkëshortja e tij, Linda, është myslimane , ai është katolik ndërsa dy fëmijët e tjerë janë ortodoks, raporton albeu.com.

Por Rama ka habitur me Zahon, pasi ka deklaruar se ai do të jetë i besimit budist.

"Ne ishim vendi i vetëm që nazistëve nuk i dorëzuam, asnjë çifut, të adoptuar.

Unë jam katolik, dy fëmijët nga martesat e para janë ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist.

Sa i përket Turqisë së Erdoganit, çështja është më komplekse: pas reformave dhe të gjitha detyrave të shtëpisë, ai priste që Europa të hapte derën për të, ai mori një shuplakë.

Kjo ka rrëzuar paradigmën, nga Turqia si pararoja e Evropës në botën myslimane, pasi besoj se ishte ëndrra e tij, një urë lidhëse e botës muslimane në kufijtë e Evropës.

Poshtërimi është shumë i keq, në këtë pjesë të botës “- tha Rama ndër të tjera. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2018, ora 17:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori