Babë e bir nga Tropoja humbin jetën në aksident, momenti i përplasjes fatale (VIDEO)
Një aksident i rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Korenicë të Gjakovës, ku humben jeten dy persona dhe u plagosen gjashtë të tjerë.

Të gjithë shtetas të Shqipërisë. Viktimat jane babë e bir nga Tropoja, konkretisht 42 dhe 9 vjeç. Të dy ata ishin në veturën “Golf” që erdhi me shpejtësi dhe u përplas me makinen perballe.

Video është filmuar rastësisht dhe në të dëgjiohet edhe ulërima e pasagjeres së makinës luksoze kur sheh makinën që po i vjen përballë. Në të dyja makinat pasagjerët ishin nga Tropoja, përjashtim një shtetaseje të huaj nga Anglia (gruaja që bërtet), shkruan Exspress.

“Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor”, tha policia për këtë aksident.

Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në qarkullim, pasi numri i të vdekurve brenda këtij viti në rrugët e Kosovës ka shkuar në 27.

Policia ka thënë se aksidentet fatale janë në rritje nëse i krahasojmë me vitet e kaluara.
Shtuar më 17/04/2019, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori