Baggio para 9 vjetësh kishte pyetur ku e ka Messi anijen kozmike (VIDEO)
Ishte prilli i vitit 2010 dhe Barcelona sapo kishte eliminuar Arsenalin pasi në ndeshjen e kthimit në “Camp Nou”, Lionel Messi shënoi plot 4 gola ndaj “Topçinjve” dhe do të ishte protagonisti absolut përpara 95 mijë tifozëve.

Mes atyre tifozëve që kishin mbushur stadiumin ishte edhe Roberto Baggio, i kthyer nga gjuetia në Argjentinë (“Bishtaleci Hyjnor” ishte tërhequr).

Në dhomat e zhveshjes, pas ndeshjes, legjenda italiane do të ritakonte Pep Guardiolan, pasi kishin luajtur bashkë te Brescia dikur në Serie A.Në bisedën mes tyre, Baggio do të shprehej vërtet i mahnitur nga Messi, teksa i drejtohet Guardiolas në italisht duke i thënë “ky është fenomen! Më ka mrekulluar.

i jashtëzakonshëm. Do të dal jashtë tani të shoh ku e ka anijen kozmike që ta marrin prapë me vete…".
Shtuar më 04/12/2019, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori