Shqipëria ka nisur zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Europianit 2020. Skuadra kuqezi zhvilloi seancën e parë në Durrës, me trajnerin Reja që nuk kishte në dispozicion
grupin e plot.
Sulmuesi Florian Kamberi, risia e listës u
stërvit me
grupin, ndërsa munguan Bekim Balaj dhe Tomas
Strakosha.
Sulmuesi vuan një dëmtim të lehtë, por pritet të jetë në dispozicion të ekipit. Më shqetësuese situata e portierit të Lacios.
Strakosha nuk u
stërvit pasi vuan një dëmtim në bërryl, ndërsa është e paqartë nëse do të jetë në fushë për sfidën e datës 14 nëntor me Andorrën.
Fati i Shqipërisë është se me Etrit Berishën të gatshëm, porta mbetet reparti ku Kombëtarja ka luksin e dy titullarëve.
Shtuar më 11/11/2019,
ora 23:08