Ballë për ballë me një anakonda 7 metër, sporti i frikshëm i një italiani (VIDEO)
Një sfidë sa e rrezikshme, aq edhe e guximshme. Zhytësi italian Bartolomeo Bove i ka surprizuar të gjithë, teksa ka notuar ballë për ballë me një anakondë 7 metër nën ujërat e Rio Formasos në Brazil.

Kjo nuk është hera e parë për Boven, i cili provon këto sfida ekstreme, pasi në të kaluarën, ai ka bërë zhytje me peshkaqenë, aligatorë dhe luanë deti!

Për sa i përket anakondës, ajo nuk ishte agresive, megjithëse ka potecialin fizik për të mbytur një njeri në pak sekonda! Për më tepër ndiqni pamjet…
Shtuar më 13/09/2019, ora 22:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori