Barcelona dhe Dortmund ndahen në paqe, Ter Stegen shpëton Barcelonën nga humbja (VIDEO)
Borusia e Dortmundit dhe Barcelona janë ndarë në paqe teksa kanë barazuar pa gola në "Signal Iduna Park".

Spanjollët ishin me fat, pasi një super-Ter Stegen ndali vrullin e verdhezinjve që kishin rastin më të mirë për të shënuar, por Marco Reus nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 57, e cila u prit nga gardiani gjerman.

Ndërkohë në këtë sfidë luajti dhe Messi si zëevdendësues. Ai u fut në lojë në minutën e 60.
Shtuar më 17/09/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori