Barcelona turpëron Interin me rezerva dhe e eleminon nga Champions (VIDEO)





Interi dështon përballë Barcelonës me rezerva.

Zikaltërit e kanë të pamundur për të marrë pikë dhe në këtë mënyrë i thonë lamtumirë për këtë sezon Champions Leagues.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte u mposhte me rezultatin 2-1 në “Giuseppe Meazza”.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 22 me autor Carles Perez.

Por përgjigja e Interit erdhi në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë, ku Romelu Lukaku shënoi për 1-1.

Interit krijoi një mori rastesh, por që dështuan të shënonin.

Kur pritje që Interi të bënte më shumë në skenë doli i riu Ansu Fati, i cili me një kombinim të bukur me Luis Suarez tund rrjetën.

Me rezultatin 1-2 mbyllet ky takim teksa Barcelona e mbyll si kryesuese grupub ne 14 pikë ndërsa Interi me shtatë sosh në vendin e 3 dhe do të vijojw aventurën në Europa League.
Shtuar më 10/12/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori