Bartomeu darkon me familjarët e yllit francez, marrveshja më afër se kurrë
Sipas “Mundo Deportivo”, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, dëshiron të përfundojë operacionin Griezman.

Mundo Deportivo” ka mësuar se Bartomeu së fundmi u takua me familjen e Griezmann për të darkuar në një restorant në Barcelonë. Gjithashtu në tavolinë ka qenë dhe motra e francezit e cila është dhe agjendja e tij.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe prindërit e lojtarit, gjatë të cilit është biseduar për gjetjen e ujdisë përfundimtare në marrëveshjen mes palëve.

Atletico do të kontaktohet në ditët në vazhdim dhe Barça dëshiron ta blejë Griezmannin për 100 milionë euro, aq sa ai ka klauzolën. /albeu.com/
Shtuar më 17/12/2017, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori