Berisha akuzon Ramën se pi drogë, reagon Mustafa Nano (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në studion e "Opinion", publikoi një foto që sipas tij Rama ishte duke pirë drogë.

Analisti Mustafa Nano tha në emisionin “Të Paekspozuarit”, se nuk ka asgjë të keqe edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, sepse drogë mund të pinë të gjithë.

Çfarë ka këtu? Drogë mund të pi edhe unë. Drogë mund të pinë të gjithë. Dyshoj që Rama mund të marrë drogë, por kjo është puna e tij. Të merresh me këtë, është si të merresh me faktin se ai ka shkuar me një grua tjetër. Droga e bën efiçent mendoj unë”, u shpreh Nano.

Sali Berisha ka treguar disa foto ku sipas tij Edi Rama është duke marrë drogë. Në fakt foto janë të publikuara dhe më parë, por ish-kryeministri këmbënguli se ato ishin të vërteta dhe i argumentoi me mënyrën e tij.

Berisha: Interesi i jashtëzakonshëm nga publiku për foton.

Fevziu: Mirë, interesin e di unë, por foto ku janë?

Vangjeli: Është e sajuar.

Fevziu: Ajo është fotomontazh.

Berisha: Ku është e sajuar, shikoje pak. Vetëm montazh nuk ke këtu.

Vangjeli: Ky është fotomontazh.

Berisha: Absolutisht, asnjë shenjë foto montazhi nuk ka. Por, prisni tani, the montazh? Po këtu çfarë rrufit këtu me Gjushin.

Fevziu: Karamele, pse mes njerëzve do pi kokainë? Më fal Z.Berisha, Rama duke pirë kokainë, siç thoni ju, Gjushi dhe 500 veta që e shikon.

Berisha: Gjushi e shikon me admirim.

Fevziu: Ajo që nxore ishte fotomontazh.

Berisha: Je i vetmi në botë që thua është fotomontazh.
Shtuar më 24/05/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori