Berisha: Fitorja do ketë hov të madh botëror
Në prag të ndeshjes së shumëpritur mes Francës dhe Shqipërisë, ish-kryeministri Berisha beson se Kombëtarja kuqezi do të triumfojë.

“I uroj Shqipërisë një fitore, e cila do të ketë një hov të madh botëror, sepse në ndeshjen e shkuar lojtarët tanë arritën të fitonin mendjen dhe zemrat e të gjithë sportdashësve në të gjithë Europën. Kundër Zvicrës zhvilluam një ndeshje shumë të bukur dhe shpresoj që edhe me Francën të kemi një përfaqësim dinjitoz”, u shpreh Berisha.

Sipas tij, kampionët e Europës janë pa dyshim tifozët kuqezinj të cilët kanë bërë një paraqitje shembullore.

“Dua të përgëzoj tifozët kuqezi të cilët janë ata kampionët e Europës duke mbështetur Kombëtaren kuqezi. I bëj thirrje të vazhdojnë me këtë sjellje, pasi nuk na duhet imazhi i keq”, përfundoi Berisha. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2016, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori