Berisha: Urime mbretëreshes shqiptare të peshëngritjes
Edhe ish-kryeministri Berisha ka reaguar për një tjetër triumf për peshëngritjen shqiptare, ku Romela Begaj ngjitet në majën e botës.

"Romela Begaj kampione bote në peshëngritje!!

Lajm i jashtëzakonshëm për sportin dhe kombin shqiptar! Pas Daniel Godellit, Romela Begaj fiton medaljen e artë dhe shpallet kampione bote në peshëngritje në Almati të Kazakistanit.

Urimet më të përzemërta mbretëreshes shqiptare të peshëngritjes, kampiones së botës në peshën e saj, Romela Begës. Urimeee!!", ka shkruar Berisha.

Peshëngritja konfirmohet edhe një herë si sporti i cili i sjell më shumë krenari kombit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2014, ora 13:43
Alfi Mustafa
e Enjte 13 Nëntor 2014, Ora 13:57
Daniel Godelli dhe Romela Begaj jane tashme pa diskutim NDERI i KOMBIT SHQIPTAR!
Jepuni nga 200-300 mije euro shperblim. "Biznesmenet shqiptare" behen milardere brenda nates. Le ti derdhin paret nese jane patriote te vertete.
migjen
e Premte 14 Nëntor 2014, Ora 00:41
kush kerkon urime ng ty more qen serb.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori