FIFA shpall vendimin për Xhakën dhe Shaqirin
Biletat u falën, dështon koncerti i Notis Sfakianakis në Tiranë
Pëlqej
Koncerti i këngëtarit grek Notis Sfakianakis dështoi!

Kështu ka deklaruar gazetarja Desara Karaiskaj me anë të një statusi në Facebook.

Sipas gazetares, Sfakianakis ishte tangërlliks dhe i tërboi organizatorët me tekat e tij psikopate.

"Me vjen aq keq për ata që vërtetë donin të ishin në koncertin e Sfakianakis, sepse prej çmimit të llahtarshëm të biletës nuk mundën.

Dhe salla ishte e mbushur me njerëz që ndodheshin aty sepse i kishin dhuruar biletat, e nuk e dinin as vetë pse ishin aty. Biletat nuk u shiten dhe në moment të fundit u dhanë kot e me kot.

Gjithsesi… Per te gjithë ju qe nuk ishit sonte, të mos ju vij keq…. Nuk ju meritonte fodulli dhe tangerlliksi Notis, asnjërin prej jush.

Erdhi në pallat të Kongreseve në orën 10 dhe… Para se të vinte i tërboi të gjithë organizatoret me tekat e tij psikopate. Natën e mirë!"- ka shkruar ajo. /albeu.com/



Shtuar më 25/05/2018, ora 08:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori