"Braktisi" Shqipërinë, djali i Rudi Vatës debuton me gol në fitoren e Irlandës
Debutim tepër pozitiv me fanellën e Irlandës U-15 për djalin e ish-kapitenit të Kombëtares, Rudi Vata. Roko u aktivizua titullar në sfidën ndaj Polonisë, teksa arriti të gjente rrugën e rrjetës në triumfin 2-1.

Pas një 11-metërsh të shpërdoruar nga shoku i skuadrës, Roko Vata, e ndoqi mjaft bukur aksionin, teksa arriti ta shtynte topin drejt rrjetës.

14-vjeçari nuk ishte shqiptari i vetëm i aktivizua me fanellën e Irlandës, teksa në fushën e lojës, ishin edhe 2 futbollistë të tjerë me origjinë shqiptare, bëhet fjalë për Justin Ferizajn dhe Kevin Zefin. Ky i fundit, ashtu si Vata, u bë protagonist, duke shënuar golin e dytë, teksa i dhuroi fitoren irlandezëve në përballjen miqësore ndaj Polonisë.

Vlen për t’u theksuar se djali i Rudi Vatës, në përballjen e sotme, mbajti fanellën me numrin 10! Një numër që zakonisht iu besohet lojtarëve që bëjnë diferencën në fushë!
Shtuar më 21/11/2019, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori