Jo vetëm pas dhënies së vendimit nga Komisioni i Disiplinës në Federatës Shqiptare të Futbollit, por që pas ndeshjes të së shtunës me Laçin, Ballshi ka
nisur të ziejë për atë çfarë do të ndodhte më pas me ekipin. E vetmja shfaqje që jepej një herë në dy javë, ballshiotëve tashmë iu ndalua, ndërsa të gjithë kujtojnë dhunën e shkaktuar në stadiume të tjera dhe që nuk janë dhënë vendime të tilla ekstreme.
Për këtë gjë, një qytet i tërë është ngritur në këmbë për të rikthyer skuadrën në vendin ku i takon. Të gjithë janë dakord për dënimin e individit, por të gjithë janë kundra absurditetit të FSHF-së dhe organeve të saj për përjashtimin e Bylisit nga
Superiorja dhe rrëzimin automatikisht në Kategorinë e Parë.
Qytetarët kanë
nisur që dje të plotësojnë peticionin drejtuar
ministres së Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, si dhe
Kryeministrit Edi
Rama, në mënyrë që ministria dhe kreu i shtetit të njihen me atë që ka ngjarë në Ballsh dhe me çfarë padrejtësish po i bëhen krahinës së Mallakastrës për sa u përket ngjarjeve sportive. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2014,
ora 12:28