Cana dhe Hasi kandidat për trajnier të Shkëndijës së Tetovës
Shkëndija e Tetovës është në kërkim të një trajnieri të ri pas largimit të Bruno Akrapoviç.

Mësohet se dy kandidaturat kryesore për trajnier janë Lorik Cana dhe Besnik Hasi.

Deri më tani mendohej që kandidatura kryesore dhe e vetme për këtë post ishte Mirel Josa por sipas Sport Ekspres janë shtuar dhe këto dy kandidatura.

Bëhet fjalë për Lorik Canën që sapo ka marrë liçensën “UEFA B” dhe Besnik Hasin e shkarkuar pak kohë më parë nga Legia e Varshavës.

Por akoma asnjëra nga këto kandidatura nuk janë konfirmuar ndaj pritet vendimi zyrtar i Shkëndijës për të mësuar se kush do ta marrë drejtimin e tetovarëve./albeu.com/
Shtuar më 28/10/2016, ora 14:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori