Çfarë turpi! Tifozët nxjerrin në stadium banderolën e Hitlerit, por u ofenduan dhe nga vetë ekipi i tyre
Pëlqej
Keni parë që dikush t'u vrasë 6 milion bashkëkombas dhe dikush tjetër të dalë me banderolën e tij më pas? E nëse jo, gjiothmonë e ka një herë të parë. Hera eparë dhe ndoshta e fundit vjen nga Sudani. Një incident shokues është shënuar në futbollin sudanez. Tifozët ultrasskuadrës Al-Hilal, një ndër më të sukseshmet në futbollin sudanez, e cila renditet e dyta në klasifikimin e Premier League-s së Sudanit, kanë bërë një veprim të paimagjinueshëm, duke shpalosur një banderolë gjigante me imazhin e Adolf Hitlerit.

Gjatë ndeshjes me kryesuesit e klasifikimit në kampionatin vendas, Al Mereik, tifozët ultras e çuan edhe më tej episodin e shëmtuar, duke ndezur flakadanë për ta bërë edhe më të qartë banerin e tyre, ndërkohë që nisën të thërrisnin në kor edhe fjalën Holokaust. Holokausti, termi që identifikon genocidin e Luftës së Dytë Botërore të kryer nga nazistët gjermanë nën regjimin e Hitlerit, për të shfarosur popullsinë hebreje në mënyrë sistematike, duke lënë 6 milionë të vdekur, tingëllon më shumë sesa ironikë, kur përmendet nga tifozët ultras afrikanë, duke qenë se njerëzit me ngjyrë në filozofinë naziste konsideroheshin si racë inferiore.

Ne gjithë këtë ngjarje policia nuk ndërhyri, për të mos përkeqësuar situatën, ndërkohë që ishin lojtarët e skuadrës së Al- HIlal që u kërkuan mbështetësve të tyre të ndalnin këtë inskenim jashtë çdo logjike. Kapiteni i skuadrës iu drejtua atyre megishtin në kokë, për ti pyetur se a janë në tërezi me këtë lloj tifozërie. Klubi dhe tifozët nuk kanë reaguar më pas ndeshjes, pasi duket se të dyja palët janë të turpëruara nga ky gjest i shemtuar. /albeu.com/
Shtuar më 30/11/2017, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori