Çfarë po ndodh te Reali? Hazard dhe Vinicius nuk kuptohen fare (VIDEO)
Nuk ka qetësi te Real Madridi. Barazimi shokues 2-2 në "Santiago Bernabeu" me Clube Brugge, ka prishur qetësinë te Real Madrid.

Eden Hazard është në qendër të vëmendjes, ai po merr kritika të shumta për formën që po kalon te "Los Blancos", i cili deri më tani as nuk ka asistuar e as nuk ka shënuar për Realin.

Hazard duhet se nuk është aspak i qetë dhe gjesti i bërë me Vinicius në stërvitje, tregon më së miri presionin që ka 28-vjeçari nga pamjet e ofruara nga gazeta "AS".

Nuk është zbuluar më shumë se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre, por veprimi i Hazard me Vinicius nuk është aspak i zakonshëm.
Shtuar më 04/10/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori