Champions: Ja rezultatet dhe golat (VIDEO-FOTO)

Në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve të Evropës, në fazën e grupeve, Bayerni, Juventusi, Unitedi kurse në çastet e fundit edhe Chelsea, siguruan fitore.

Barcelona pati dy shtylla në pjesën e parë të takimit në Glasgow nga skuadra Celtic, por kjo nuk i mjaftoi as për barazim. Skocezët ishin në epërsi me 2:0 deri nga fundi i takimit, por në minutën e 90-të Leo Messi arriti vetëm të zbusë këtë humbje, që ishte e para në grup për ekipin e Vilanovës.

Bayerni i Munchenit, ndërkaq, i cili e përfundoi pjesën e parë të takimit kundër skuadrës franceze Lille me rezultatin 5:0, në fund u desh të kënaqej me 6:1.

Kampioni italian, Juventus, në duel me ekipin danez Nordsjeallend, e mbylli takimin me rezultat tejet bindës 4:0, kurse Valencia mposhti ekipin bjellorus Bate Borisov 4:2.

Galatasaray ia doli më në fund të fitojë si mysafir kundër vendësve të Cluj të Rumanisë me rezultatin 3:1.

Ndërkohë Manchester United ka mposhtur Bragan me rezultat 3-1.

Sporting de Braga 1 : 3 Manchester United


Chelsea 3 - 2 Shakhtar Donetsk


Juventus 4 - 0 FC Nordsjaelland


Celtic 2 - 1 Barcelona
Shtuar më 07/11/2012, ora 22:59
Tage: champions
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori