Chelsea gjen trajnerin e ri, pranë zyrtarizimit të ish-legjendës së klubit
Derby County i jep leje Lampardit, pritet të emërohet trajner i Chelseat

Shumë shpejt pritet të zyrtarizohet rikthimi i Frank Lampard te Chelseat.

Skuadra të cilën e drejton, Derby County i ka dhënë leje anglezit të flas me Chelsean për tu emëruar trajner i Bluve të Londrës.

41 vjeçari do të bëhej zëvendësues i Maurizio Sarrit i cili arriti marrëveshje me Juventusin.

Nëse Lampard dhe Chelsea bien dakord, këta të fundit duhet të paguajnë kompenzim 4 milionë funte në konto te Derbyt.
Shtuar më 25/06/2019, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori