"Ç'më bënë maskarenjtë", fjalët e fundit të Andi Malokut pak para se të ndërronte jetë
Mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Arjan Ndoja i cili u përfshi në atentat pak ditë më parë.

Maloku, ish-efektiv policie ishte i shtruar në spital për të marrë mjekim pas atentatit, dhe qëndroi në reaminacion deri mbrëmjen e së mërkurës.

24 vjeçari ishte i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit për shkak të një plumbi në zonën e shtyllës kurrizore.

Më pas Maloku po ndjente probleme në frymëmarrje. Mjekët dyshuan për një tromboemboli, plumbat që i kishin dëmtuar dy anët e mushkërive dyshohet që për këtë arsye të kenë nisur edhe komplikacioni, duke humbur më pas betejën me jetën.

Mësohet se fjalët e fundit që 24 vjeçari ka thënë teksa po e dërgonin për një skaner “Nuk i ndjej më këmbët, ç’më bënë maskarenjt”.

Andi Maloku ka qenë ish punonjës policie në Kruje dhe punonte për Ndojën për vetëm 30 mijë lekë të rinj në muaj.



Shtuar më 08/11/2019, ora 14:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori