Conte kunja Sarrit: Boll me ankesa, tani je tek pjesa e të "fortëve"
Deklarata e Mauricio Sarrit, pas barazimit të Juves 0-0 ndaj Fiorentinës, ku shprehej se të luash në orën 3 të drekës është shumë vapë, bëri bujë në mediat italiane.

Tekniku i Juventusit, shprehej ndër të tjera se pavarësisht formës së skuadrës së tij, nëse takimi do luhej në orën 20:45, do kishte tjetër rezultat. Por, një thumbim për këtë deklaratë e ka marrë pikërisht nga Antonio Conte.

Trajneri zikaltër, pas fitores me Udinesen, i kujtoi Sarrit se tani nuk është më te Napoli, por me ironi tek ana e të "fortëve", dhe se nuk duhet të ankohet më për gjëra të tilla.

“Nuk dua të flas shumë, sepse përndryshe do fillojnë polemikat në distancë. Por, mund t’i them dikujt se duhet të jetë i qetë, sepse tani është nga ana e të "fortëve" – u shpreh Konte.

Kujtojmë se derbi i Italisë, mes Interit dhe Juventusit luhet më datën 6 tetor, dhe mesa duket që tani kanë filluar të shkëmbehen "xixat" e para.
Shtuar më 15/09/2019, ora 14:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori