Daja mban fjalën, askush nuk ecën me të
Pëlqej
Fillimin e këtij viti Ilir Daja merrte drejtimin e Skënderbeut, një shans i dytë për trajnerin kryeqytetas që ishte shkarkuar nga Tirana, dhe merte drejtimin e një skuadre që kishte humbur dy ndeshjet e fundit ndaj Kukësit dhe Partizanit, duke mbetur 4 pikë pas verilindorëve në klasifikim.

Ato 4 pikë rezultuan në fakt fatale, edhe pse Daja i dha shumë shpejt një tjetër fizionomi lojës së Skënderbeut duke realizuar një përqindje të mrekullueshme pikësh deri në fund, në finalen e Zeqir Ymerit nuk ja doli të bënte parakalimin e bujshëm në garën për titullin, edhe falë gjykimit. Nuk pati ankesa të ekzagjeruara nga Daja, e megjithatë në mendje kishte fiksuar një objektiv. Edhe pse e dinte se vera do të ishte impenjative me kualifikueset e Europa League, trajneri me fokusin te kampionati, kishte vendosur se këtë herë nuk do të ndiqte rivalët, për të evituar një surprizë të hidhur si ajo me Kukësin, sic deklaronte për Supersport që nga Sllovenia në ditët e fazës përgatitore të qershorit.

Një deklaratë mjaft domethënëse kur e dëgjon në këto momente, kur Skënderbeu kryeson bindshëm pas fazës së parë me 7 pikë diferencë nga ndjekësit më të afërt. Gjatë këture 9 ndeshjeve skuadra korçare nuk ka lënë as thërrimet për rivalët, me Dajën që me shumë mundësi që është betuar që pas asaj ndeshjeje me Kukësin se këtë kampionat duhet ti vendoste pikat mbi I që nga fillimi, për të mos qenë i detyruar të ndjekë, tani ata që ndjekin janë rivalët e Skënderbeut. /Albeu.com/
Shtuar më 07/11/2017, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori