Dalin pamjet, çfarë u tha Deschamps lojtarëve në dhomat e zhveshjes (VIDEO)
Kombëtarja jonë pësoi një humbje të hidhur mbrëmjen e kaluar ndaj Francës me shifrat 0-2, ku vendosën golat e shënuar në pjesën e parë nga Griezmann dhe Tolisso.

Në lidhje me takimin dhe se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes, Franca ka publikuar një video, ku tregon me detaje gjithçka, që nga përgatitja e deri te përfundimi i sfidës.

Përpara ndeshjes, trajneri Deschamps nuk flet shumë, por janë lojtarët më me eksperiencë që motivojnë ekipin, si Giroud, i cili u kërkon shokëve të tij të kenë besim dhe të qëndrojnë të bashkuar.

Më pas në pushim të sfidës, kamera ka kapur trajnerin Deschamps, i cili u flet lojtarëve të tij duke i thënë: “Shumë mirë djema. Duhet të vazhdojmë të luajmë mirë me topin si dhe të jemi mirë nga ana psikologjike. Të bëjmë kujdes dhe të luajmë thjeshtë. Dua të vazhdoni me të njëjtin intensitet loje dhe me të njëjtën përpikmëri.”

Detyrat e trajnerit duket se u zbatuan në përsosmëri nga francezët dhe në fund, Deschamps ka dhe një falënderim për ta, ku i thotë: “Ju falënderoj sinqerisht. Më vjen mirë që iu shoh kështu, me këtë gjendje shpirtërore. Objektivi u arrit, jemi të parët. Bravo, sinqerisht bravo dhe ju falënderoj dhe një herë të gjithëve.”
Shtuar më 18/11/2019, ora 20:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori