De Biazi publikon listën: Meha e Rama rikthehen në Kombëtare
Trajneri i Kombëtares Shqiptare Xhani De Biazi, ka dalë dje në konferencë për shtyp, në lidhje me dy ndeshjet zyrtare që Shqipëria do të zhvillojë në kuadrin e Eliminatoreve të Kampionatit Europian Francë 2016.

Shpallja e listës së të ftuarve, për ndeshjet kundër Danimarkës në “Elbasan Arena” më 11 tetor dhe Serbisë në Beograd më 14 tetor, programi stërvitor dhe objektivat për takimin me Danimarkën, kanë qenë në qendër të bashkëbisedimit të trajnerit me mediat.

Risia e listës ështe ftesa për portierin e Partizanit, Alban Hoxha, i cili do të jetë portier i tretë dhe mbrojtësi i Partizanit edhe i ekipit shpresa, Amir Rrahmani. Ndërsa që listën e pasurojnë rikthimi i Alban Mehës dhe Valdet Ramës. Një tjetër ftesë ka marrë edhe Herolind Shala i cili duket se po e bind trajnerin për kualitetet e tij.



“Do të përqëndrohemi tek ndeshja me Danimarkën dhe s’do të flasim për atë me Serbinë. Sigurisht, që është një ndeshje e vështirë, ndaj një kundërshtari që sidomos në transfertë, është i gatshëm të të godasë. Luan shpejt dhe është shumë i përgatitur fizikisht. Ne jemi të ndërgjegjshëm për këtë. Do të na duhet shumë përqëndrim dhe luftë e fortë, për ti mbajtur ata sa më larg zonës tonë. Nuk ka ndeshje që të mos hyjmë për fitore, pavarësisht nga rrjedha e lojës”-është shprehur trajneri De Biazi.

Më pas, ai ka shpallur edhe listën me 27 të ftuar për këto dy takime. Ja lojtarët që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Xhani De Biazi:

Nr Emer/Mbiemer Pozicioni
1 Bekim Balaj Sulmues
2 Etrit Berisha Portier
3 Lorik Cana Mbrojtes
4 Elseid Hysaj Mbrojtes
5 Ergys Kaçe Mesfushor
6 Orgest Shehi Portier
7 Ermir Lenjani Mbrojtes
8 Taulant Xhaka Mbrojtes
9 Alban Meha Mesfushor
10 Debatik Curri Mbrojtes
11 Amir Abrashi Mesfushor
12 Ervin Bulku Mesfushor
13 Burim Kukeli Mesfushor
14 Emiljano Vila Mesfushor
15 Shkelzen Gashi Sulmues
16 Sokol Cikalleshi Sulmues
17 Hamdi Salihi Sulmues
18 Armando Vajushi Sulmues
19 Amir Rrahmani Mbrojtes
20 Valdet Rama Mesfushor
21 Herolind Shala Mesfushor
22 Andi Lila Mbrojtes
23 Mergim Mavraj Mbrojtes
24 Ansi Agolli Mbrojtes
25 Alban Hoxha Portier
26 Edmond Kapllani Sulmues
27 Odise Roshi Mesfushor
Shtuar më 04/10/2014, ora 20:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori