Degradon situata live në studio, Kapexhiu i përvishet Nanos: Unë ty të vras!
Situata në studion e "Open" është tensionuar shumë pas debatëve në lidhje me ngjarjet e fundit në Francë.

Artisti i njohur Bujar Kapexhiu ka bërë një deklaratë të fortë pas debatit ndërkombëtar të shpërthyer së fundmi mbi karikaturat e një reviste franceze për profetin Muhamed që solli më pas edhe përplasjes midis Presidentit të Francës, Emanule Macron dhe presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

"Nëse do të më fyesh në gjënë e shenjtë Nano, unë ty të vras. Në qoftë se Muçi e quan veten ateist ose i pafe, le të mbajë atë të tijën dhe nuk ka pse të fyej një të shenjtë që e do filani dhe filani.

Mos e vendos në pozicione që janë denigruese dhe fyese Karikaturistët francezë marrin guximin dhe e vizatojnë në karikaturë, por pranojmë këtë, por mos e vendos në situata të turpshme”- iu drejtuar Kapexhiu gazetarit Mustafa Nano.
Shtuar më 28/10/2020, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori