Dënohet me burg bashkëshortja e Indrit Fortuzit
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjykata e Tiranës dënoi bashkëshorten e ish-futbollistit të Tiranës dhe kombëtares Indrit Fortuzi për mashtrim. Ajo u dënua me tre vite e gjysme burg në mungesë.

Ngjarja për të cilën u dënua bashkëshortja e Indritit, Junida Fortuzi ka ndodhur në nëntorin e vitit 2015, ku një 20 vjeçar e kallëzoi atë për mashtrim pasi kishte blerë katër bileta me vlerë 1 200 euro, të cilat i rezultuan të pavlefshme.

Por, para denoncimit, Indrit Fortuzi së bashku me familjen e kishin lënë Shqipërinë. Ate kohe u tha se nje tjeter arsye që ka bërë që Fortuzi të largohet jashtë vendit është fakti se ai ka humbur shuma të mëdha në lojërat e fatit.

Njerëz pranë ish futbollistit thanë gjithashtu se Fortuzi kishte marrë shumë para borxh.

Indrit Fortuzi ka qenë një ndër futbollistët më të mirë të Tiranës duke regjistruar në të njëjtën kohë edhe disa pjesëmarrje në kombëtare.

Vitet e fundit ai u përfshi në politikë. Për katër vjet ka drejtuar një minibashki në Tiranë, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike.

Pas mashtrimit me biletat u zbulua se edhe një kallëzim tjetër për mashtrim me biletat, kryer nga firma nën pronësi të Fortuzit.

Bëhet fjalë për shtetasin A.S. , 47 vjeç, i cili kishte blerë një biletë udhëtimi për në Itali nga agjencia “Just Travel” për 175 euro.

Mirëpo, kur ky person u paraqit në aeroportin e Rinasit, bileta e tij nuk e ekzistonte në sistem, pasi ishte anuluar fill pas blerjes.
Shtuar më 19/05/2017, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori