Detajet e përdhunimit, Ronaldo rrezikon seriozisht karrierën
Bota e futbollit është tronditur nga një skandal që ka shpërthyer ditën e djeshme ku pretagonisti është Cristiano Ronaldo, i cili akuzohet për përdhunim.

Lajmi është bërë publik nga media gjermane "DER SPEIGEL" ku 34-vjeçarja Kathryn Mayorga ka rrëfyer se në vitin 2009 është përdhunuar në një hotel në LAs Vegas nga CRistiano Ronaldo transmeton Albeu.com

Sipas, Mayorga, Ronaldo e kishte marrë atë në hotel dhe kishte kryer marrdhënie seksuale në rrugë anale, pa dëshirën e saj.

Skandali thellohet edhe më tej kur Mayorga tregon se ka dashur që të tregojë rreth kësaj ngjarje që në vitin 2009 por në atë periudhë, ishte e re dhe kishte hezituar.

Madje Ronaldo i kishte dhënë asaj 375 mijë dollar amerikan në mënyrë që ajo të heshtë.

Nga ana tjetër, Ronaldo i ka mohuar akuzimet duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë pjesë e një dëshire të përbashkët dhe nuk ka bërë ndonjë gjë të jashtë ligjshme.

Por tani Kathryn Mayorga, vendosi të zbulojë versionin e saj të ngjarjes për gazetën gjermane, gjithashtu përmes avokatit të saj, ajo depozitoi një padi në gjykatën e Nevadas për të zhvlerësuar transaksionin financiar, që kishte shërbyer për ti mbyllur gojën.

Gjë e cila vërteton se pagesa prej 375 mij dollarëve është e vërtetetë.

Ndërkohë që Ronaldo së fundmi ka reaguar përsëri duke thënë se Kathryn Mayorga kërkon famë prandaj e ka sulmuar.

Për këtë publikim të ngjarjes, Ronaldo vendosi të denoncojë gazetën "Der Shpigel".

Megjithatë avokati i Mayorgas ka thënë se posedon disa pjesë të dokumenteve, të cilat tregojnë se si është shprehur Ronaldo pas asaj nate duke konfirmuar përdhunimin e Mayorgas.

Detaje të tjera nga po i njëjti burim tregojnë se ky lajm dihej prej kohësh por ishin ne negociata me Kathryn Mayorga për ta publikuar apo jo ngjarjen.

Kjo situatë duket shumë e rëndë për CR7, dhe nëse akuzat vërtetohen karriera e tij do të dështonte. /albeu.com/
Shtuar më 29/09/2018, ora 16:59
Tonn
e Shtunë 29 Shtator 2018, Ora 17:04
ahaha
Kurva kaa met pa pare don me kasirat
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori