Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Nga ky aksident është shënuar një viktimë dhë një e plagosur.
Nga aksidenti i rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vlorë, ka humbur jetën 23 vjeçarja Anxhela Çapo nga Fieri, ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë shoqja e saj, Silvana Muho.
Dy të rejat po udhëtonin më një automjet tip “Hyndai”, e cila fillimisht është përplasur me trafikndarësen dhe më pas ka rënë në kanal.
Përplasja ka qenë fatale për
drejtuesen e
mjetit të vogël, e cila mësohet se pas përplasjes ka përfunduar disa metra larg në rrugë dhe është tërhequr zvarrë nga automjetet e tjera.
Vajza tjetër është transportuar në spitalin e Vlorës në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i plotë i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 26.01.2021, rreth orës 19:25, në autostradën Vlorë- Fier, mjeti me drejtuese shtetasen A.Ç., dhe pasagjere shtetasen S. M., 22 vjeçe, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e
mjetit shtetasja A. Ç, dhe është dërguar në spitalin e Vlorës, në gjëndje të rëndë shëndetësore pasagjerja e
mjetit shtetasja S.M.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 23:02