“Detyrim paraqitje" për 12 tifozët e arrestuar në "Loro Boriçi"
Pëlqej
Gjykata e Shkodrës ka vendosur për 12 tifozët e arrestuar pas përplasjes në stadiumin “Loro Boriçi”, “Detyrim paraqitje".

Masa është marrë për 8 tifoz të Vllaznisë dhe 4 të Tiranës.

NGJARJA
Stadiumi “Loro Boriçi” në Shkodër u kthye në “arenë luft” mes tifozërisë së Tiranës dhe Vllaznisë gjatë ndeshjes së dy skuadrave. Sherri u shoqërua më 12 të arrestuar në flagrancë dhe ndjekjen në gjendje të lirë të 41 personave të tjerë.

Sipas policisë në bazë të filmimeve, personat e arrestuar kanë qëlluar me sende të forta duke ushtruar dhunë. Ndërkohë po nga të njëtat burime bëhet me dije se është shpallur në kërkim personi që qëlloi me sende të forta Presidentin e klubit të Tiranës, Refik Halili. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori