Dhuna në futboll, takim Duka-Tahiri
Pëlqej
Dhuna e fundjavës së shkuar ndaj arbitrit të ndeshjes Mamurrasi-Albpetrol mbërriti shpejt deri në veshët e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili pezulloi menjëherë policët e ngarkuar me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti sportive. Por nuk është ndalur vetëm këtu kreu i Dikasterit të Rendit, sepse të martën ka zhvilluar një takim me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, në lidhje me masat që duhen ndërmarrë për ndalimin dhe ndëshkimin e kësaj dukurie mjaft negative në stadiumet tona.

Kryepolici Tahiri ka zhvilluar në mjediset e ministrisë që drejton takimin me numrin një të Federatës, ku tema e bashkëbisedimit ka qenë siguria në fushat e blerta.

Sipas të dy drejtuesve të institucioneve në fjalë, situata aktuale në stadiumet tona është krejtësisht jashtë standardeve dhe e patolerueshme. Po ashtu, në këtë takim është vendosur që brenda harkut kohor të 10 ditëve të ngrihet një grup pune me përfaqësues të të dyja palëve, i cili të hartojë planin e masave për të garantuar sigurinë në stadiume, si një "produkt" mes policisë dhe federatës.

Tahiri ka kërkuar nga presidenti i FSHF-së që në kalendarin e përzedhjes së fushave të mbahet paraysh kriteri teknik, që Policia e Shtetit të ketë mundësi të garantojë mbrojtjen e arbitrave, lojtarëve, por edhe sportdashësve, që ndjekin ndeshjet në kampionatet shqiptare. /albeu.com/



Shtuar më 01/10/2013, ora 18:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori