Dhuna, Shulku: Kemi kërkuar bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë
Pëlqej
Federata Shqiptare e Futbollit mban një qëndrim zyrtar në lidhje me vendimin e Komisionit të Disiplinës pas ngjarjeve të dhunshme në Shkodër. Sekretari i përgjithshëm, Ilir Shulku nuk mori përsipër interpretimin e vendimit duke u mjaftuar me një qëndrim institucional.

Në vijim, numri dy i Federatës Shqiptare të Futbollit shtoi se do të ketë një bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për të analizuar këtë ngjarje.

"Shtyhet kampionati i Kategorisë se Parë. Policia probleme me infrastrukturën. Disa klube s’plotësojnë edhe problemet e licensimit. Vjen dhe shtyrja e Kupës së Shqipërisë për një datë tjetër. Nuk ka një date për fillimin e Kategorisë së Parë. Kemi kërkuar bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Te hënënn ne Ministrinë e Arsimit do të mblidhet një Komision kundër dhunës në futboll. Duhet bashkëpunim institucional për te frenuar dhunën në futboll", është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori