Ditë historike për Skënderbeun, CAS sot jep vendimin final
E premte, 12 korrik 2019. Ditë historike për Skënderbeun dhe futbollin shqiptar. Skuadra korçare është njoftuar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS se sot do të ketë një vendim për dënimin e kërkuar nga UEFA me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës.

Ora e zbardhjes së vendimit nuk bëhet ende e ditur, por shpresat te 8 herë kampionët e vendit janë të mëdha. Tërheqja e gjyqtarëve të çështjes ka rritur shpresat te Skënderbeu se klubi është i pafajshëm.

Skuadra shqiptare akuzohet për manipulim të disa ndeshjeve gjatë kohës që ishte pjesë e grupeve të Europa League, kompeticion që arriti ta luaj në dy raste, sezonin 2015-2016 dhe 2017-2018. Në hijen e dyshimeve është takimi i Lisbonës ndaj Sportingut, humbur me shifrat 5-1, por dhe takime të tjera. Gjithsesi, shpresat e Skënderbeut janë të mëdha.
Shtuar më 12/07/2019, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori